Ndodhi edhe kjo mbrëmë në Prishtinë: Kapet me të dashurin, e dyshuara ia merr armën dhe shkrep me të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodhi edhe kjo mbrëmë në Prishtinë: Kapet me të dashurin, e dyshuara ia merr armën dhe shkrep me të

    Insajderi
    24 February 2025 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuare për veprat penale “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim armës”.

    Siç njofton PK’ja në raportin ditor, mbrëmjen e së dielës në Prishtinë një e dyshuar pas një mosmarrëveshje verbale me të dashurin, ka marrë armën e këtij të fundit dhe ka shkrepur një fishek me të, shkruan Insajderi.

    Tutje bëhet e ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje.

    “VJEDHJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS- Prishtinë / 22.02.2025 – 20:50. Me 23.02.2025 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila pas një mosmarrëveshje verbale ia kishte vjedhur armën e zjarrit  të dashurit të saj, viktimës mashkull kosovar dhe në shenjë revolte kishte shkrepur  një fishekë. Arma me 9 copë fishekë është konfiskuar  ndërsa  e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark