Ndonëse e ndaluar, djali i Bali Muharremajt festoi me armë Vitin e Ri - pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndonëse e ndaluar, djali i Bali Muharremajt festoi me armë Vitin e Ri – pamjet

    Insajderi
    10 January 2022 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht apeleve të shpeshta të policisë, ka pasur disa raste ku festa e ndërrimit të viteve është shënuar duke festuar me armë.

    Kështu ka ndodhur edhe me tre të rinjë nga Suhareka të cilët shihen duke festuar Vitin e Ri me armë.

    Gazeta Online Reporteri.net, ka mësuar se në mesin e tre të rinjve që shihen duke shtënë me armë, është edhe Gjelbrim Muharremaj, djali i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

    Gjelbrimi i cili studion në SHBA, ka shfrytëzuar pushimet që të thyej ligjin në Kosovë, ndërsa videon me krenari e ka shprendarë në profilin e tij në Instagram.

    “Mënyra e vjetër Iliriane. Bijtë e Dardanisë ju urojnë Vitin e Ri”, ka shkruar ai në videon e publikuar të cilën e ka siguruar Reporteri.net


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark