Ndryshe nga Limaj, Zafir Berisha i prerë: Nisma nuk hyn në koalicion me Kurtin, flini rehat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshe nga Limaj, Zafir Berisha i prerë: Nisma nuk hyn në koalicion me Kurtin, flini rehat

    Insajderi
    20 February 2025 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërkohë që kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, Zafir Berisha ka deklaruar të kundërtën, shkruan Insajderi.

    Ai u shpreh i bindur se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen, duke theksuar se këtë qëndrim e ka përsëritur shumë herë.

    “Unë për LDK-në nuk mund të them, por për Nismën, kështu po iu shnoshi, flini rehat, se kjo punë nuk bëhet. Unë nuk besoj se një subjekt që i takoj mund të kontribuojë në dëmtimin edhe të mëtejshëm të Kosovës, siç është dëmtuar në këto katër vjet”, u shpreh ai Berisha në “Klan Kosova”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark