×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Ndryshimet e fundit në Instagram shqetësojnë shumë edhe motrat Kardashian, ja reagimi i tyre

    Insajderi
    27 July 2022 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke parë suksesin e TikTok-ut me videot e shkurtra, edhe rrjeti social Instagram ka vendosur të bëjë disa ndryshime, të cilat nuk janë pritur shumë mirë nga përdoruesit e tij.

    Përditësimi i fundit nga rrjeti social i sjell të gjitha videot nën 15 minuta si ‘Reels’. Për më tepër, këto video nga të gjithë personat që kanë një adresë publike, do të rekomandohen te më tepër njerëz.

    Për këto ndryshime kanë shprehur pakënaqësinë shumë përdorues të “Instagram”-it, të cilët bëjnë thirrje që të rikthehet versioni i vjetër dhe mos të ketë video si në “TikTok”.

    Madje në “Instagram” ka nisur një fushatë që kërkon të rikthehet aplikacioni si ka qenë dikur dhe jo të kthehet në një kopje e “TikTok”-ut. Kjo fushatë po mbështetet dhe nga motrat e famshme Kylie Jenner dhe Kim Kardashian të cilat kritikuan Instagramin.

    “Mjaft me përpjekjet ta bëni ‘Instagram’-in si ‘Tiktok’! Unë thjesht dua të shoh foto të lezetshme të miqve të mi”- thuhej në postim.

    Jenner dhe Kardashian janë të dy shumë me ndikim në rrjetet sociale. Rikujtojmë se në vitin 2018, Jenner kritikoi ridizajnimin e ‘Snapchat’, duke bërë që aksionet e kompanisë mëmë Snap të bien me 7 për qind.

    Aplikacioni po shton gjithashtu mjete të reja redaktimi që do t’u japin përdoruesve më shumë fleksibilitet në llojet e videove që mund të krijojnë në aplikacion. Veçanërisht, përdoruesit do të jenë në gjendje të importojnë audion e tyre, në mënyrë që ata të mund të shtojnë tinguj nga videot në kamerën e tyre.

    Meta po rifreskon “Reels” edhe në “Facebook”. Kompania po shton mjete të veçanta redaktimi për desktop, duke përfshirë veçoritë e prerjes së videove, në mënyrë që krijuesit të mund të kapin me lehtësi pjesë të videove live dhe video të tjera më të gjata dhe t’i kthejnë ato në “Reels”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark