Ky është paralajmërimi i rëndë i ekspertëve, sipas të cilëve, parashikimi i kobshëm pritet të ndodhë për shkak të ndryshimeve në dieta dhe peshën trupore nga produktiviteti i reduktuar i kulturave bujqësore.
Shumica e këtyre jetëve “shtesë” të shuara do të prekin Kinën, Indinë dhe disa vende me të ardhura të pakëta në Paqësor dhe Azi, por efektet mbi disponueshmërinë e ushqimeve do të prekin edhe shtetet e pasura.
Përmes një artikulli në revistën “The Lancet”, doktor Marco Springmann, nga programi “Martin” i Oksfordit mbi të ardhmen e ushqimit, në universitetin me të njëjtin emër, pretendon se ndryshimet klimatike do të kufizojnë përmirësimet në disponueshmërinë e ushqimeve me të paktën 1/3-tën deri në vitin 2050.
Si pasojë, kjo gjë do të çonte në 3,2 për qind më pak ushqime në dispozicion për personat e moshës së mesme dhe atyre të tretë. Në veçanti, ky parashikim do të përfshijë reduktimin e frutave e perimeve, ndërsa kaloritë e mishit të kuq do të uleshin me 99 kcal për person në ditë.
Këto ndryshime në disponueshmërinë e ushqimeve do të rrisnin gjithashtu edhe sëmundjet e zemrës, arrestet kardiake dhe ato të kancerit, shpjegon Springmann.
Modelimi parashikon që, efektet e ndryshimeve klimatike në produktivitetin ushqimor do të jenë përgjegjëse për rreth 529 mijë vdekje shtesë deri në 2050-n. Megjithatë, ky nuk është një lajm i keq…
Reduktimi i disponueshmërisë së ushqimeve pritet të ulë numrin e vdekjeve si pasojë e obezitetit me rreth 260 mijë, gjithsesi ky numër është sërish më i vogël, po të mendosh se janë edhe 266 mijë vdekje të reja për shkak se personat do të jenë nënpeshë.
Reduktimi i konsumit të mishit të kuq pritet të parandalojë 29 mijë vdekje çdo vit, por reduktimi i frutave dhe perimeve do të çonte në 534 mijë vdekje të reja. Shumica e vdekjeve të shkaktuara nga mungesa e frutave dhe perimeve do të shënohen në vendet me të ardhura të larta, përfshi Europën dhe Amerikën Veriore. /Top Channel