Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

    Insajderi
    27 March 2025 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga momenti kur hyri për herë të parë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova në tetor 2024, Gjesti ka qenë një nga figurat më të komentuara.

    Përveç lojës dhe strategjisë së tij, një nga gjërat që ka tërhequr vëmendjen e publikut është edhe transformimi i tij në pamje.

    Ai ka pësuar ndryshim drastik në pamje që nga koha kur hyri në BBVK, për të “aderuar” më pas në formatin e Big Brother VIP Albania që po vazhdon deri më sot.

    Nga një stil më i thjeshtë dhe i lirshëm, ndryshimi i tij përgjatë këtyre pesë muajve ka qenë i dukshëm.

    Lirshëm mund të thuhet se paraqitja e tij tani nuk përkon as edhe afër me figurën që kishte në tetor të vitit 2024 gjatë spektaklit të BBVK-s.

    Gjesti tash e pesë muaj po vazhdon të jetë i izoluar, i larguar plotësisht nga bota e jashtme dhe realiteti që mbizotëron jashtë.

    Më poshtë keni disa fotografi prej të cilave mund të shihni në mënyrë kronologjike ndryshimin e këngëtarit në pamje. /Telegrafi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark