×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ndryshimi i orës është i rrezikshëm për zemrën: Çfarë thonë mjekët

    Insajderi
    31 October 2024 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Natën ndërmjet së shtunës dhe së dielës, 26 dhe 27 tetor, ka filluar ora dimërore, kështu që akrepat e orës janë zhvendosur një orë pas. Çfarë … do të thoshit “flini më gjatë”

    Statistikat tregojnë se pas kthimit të orës, shtohen edhe infarktet dhe problemet kardiovaskulare, ndaj edhe urgjencat kanë më shumë punë!

    Kur ndodh kalimi nga koha dimërore në atë verore, është e pashmangshme që të zgjohemi ndryshe, sepse çdo ndryshim i tillë është jashtë ekuilibrit, nga ritmi i zakonshëm me të cilin është mësuar trupi ynë.

    Ne kemi hormonet e gjumit dhe ato na përgatisin për pushim dhe punë gjatë ditës. Kjo është arsyeja pse duhet një kohë e caktuar për t’u përshtatur me këtë ndryshim.

    Kur bëhet fjalë për persona më të rinj, ata do të përshtaten më shpejt, por këtë lloj ndryshimi e ndiejnë të gjithë, si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit. Disa vetëm në javën e parë, ndërsa disa dy deri në tri javë më vonë.

    GettyImages

    Pacientët kronikë e kanë më të vështirë ta përballojnë ndryshimin e orës dhe është edhe më e vështirë për ta nëse kushtet aktuale të motit janë të ndryshueshme, prandaj është e nevojshme t’i përmbahen terapisë dhe nëse e ndiejnë të nevojshme, duhet të konsultohuni me mjekun e tyre.

    Kjo vlen si për lëvizjen e orës ashtu edhe për ndryshimet e motit.

    Ndryshimi i akrepave të orës mund të prishë ritmet cirkadiane, duke çuar në rritje të stresit, ankthit dhe problemeve shëndetësore afatgjata.

    Ndryshimi dy herë në vit i orës ka pasoja në shëndetin e njeriut më shumë sesa mund të imagjinohet, ndaj shoqata e njohur e njerëzve të mjekësisë në Britani British Sleep Society i ka kërkuar qeverisë që të mbahet gjithnjë ora dimërore. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark