Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për ndryshime rrënjësore dhe se, këtë ndryshim e sjell LDK-ja.
Ajo po ashtu ka shfaqur respektin e saj për mbështetësit dhe përkrahësit e kësaj partie.
Postimi i plotë:
Lista e FITORES
Është hera e gjashtë që i hyj garës për deputete. Garës për fitore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Qytetarët me 9 shkurt duhet të përcaktohen për Republikën, për zhvillim e progres në çdo fushë.
Vendi ynë ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Këtë ndryshim e sjell vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës me listën fituese.
Nderime më të larta dhe respekti shkojnë për votuesit, për të gjithë mbështetësit dhe përkrahësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.