Tomislav Karadzic nuk është më kryetar i këtij institucioni, pas disa dështimeve të fundit si në kombëtarën serbe por edhe dy humbjet e fundit që i pësoi nga FFK-ja.
Vendin e tij e ka zënë Slavisa Kokeza, i cili ka fituar përkrahjen e 77 delegatëve.
Në këtë mënyrë, Kokeza do të jetë kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë për katër vjet, nga 2016 deri më 2020. /Insajderi.com