
Bordi i Transparencës i mbledhur ditën e shtune ka vendosur te ndryshoje serish çmimet e produkteve te karburantit.
Çmimi i shitjes me pakicë naftës do të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.
Vihet re një rritje e çmimit të naftës me 50 lekë për litër ne raport me ato të datës 10 maj, e po ashtu është rritur edhe çmimi i benzinës.
Vetëm gazi ka pësuar ulje.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 pldhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve.