Ndryshojnë shanset e pretendentëve kryesor për të fituar Topin e Artë, kjo është "renditja e re" - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ndryshojnë shanset e pretendentëve kryesor për të fituar Topin e Artë, kjo është “renditja e re”

    Insajderi
    07 May 2025 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një emër i papritur mund ta sfidojë Raphinhan për Topin e Artë të vitit 2025.

    Raphinha, 28 vjeç, shënoi golin e fundit të ekipit të tij gjatë humbjes 4-3 (7-6 në total) të Barcelonës kundër Interit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje (6 maj).

    Dhe kjo mund të ketë një ndikim negativ në shanset e tij për të fituar Topin e Artë 2025 – megjithëse ai e ka fituar Kupën e Mbretit dhe duket se do ta fitojë La Ligën, pasi Barça është katër pikë përpara Real Madridit me katër ndeshje të mbetura.

    Kur foli me gazetaren braziliane Isabela Pagliari, lojtari i kombëtares braziliane përmendi gjashtë lojtarë të tjerë që ai mendon se mund ta sigurojnë Topin e Artë.

    Sipas Odds Checker, Lamine Yamal i Barcelonës është favoriti për të fituar çmimin e madh individual, ndërsa Ousmane Dembele i PSG-së dhe Raphinha përbëjnë treshen e parë të favoritëve.

    I katërti është Mohamed Salah i Liverpoolit, ndërsa Pedri i Barcelonës është favoriti i pestë për ta fituar këtë çmim.

    Edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili shënoi golin e parë të skuadrës së Serie A të martën, është i gjashti në listën e favoritëve, një pozicion që pa dyshim do të forcohej nëse skuadra e tij arrin të fitojë Ligën e Kampionëve.

    Pas argjentinasit vijnë Declan Rice, Robert Lewandowski, Gianluigi Donnarumma dhe Khvicha Kvaratskhelia që përbejnë top dhjetëshen.

    Jashtë listës së 10 favoritëve kanë mbetur yjet e Real Madridit si Kylian Mbappe, i cili renditet i 11-ti, Vinicius Junior i 13-ti dhe Jude Bellingham i 19-ti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark