Ndryshon orari i finales së Ligës së Kampionëve, nuk do të fillojë më në orën 21:00 - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ndryshon orari i finales së Ligës së Kampionëve, nuk do të fillojë më në orën 21:00

    Insajderi
    28 August 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak orë para shortit të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, arrin një komunikatë e rëndësishme nga ana e UEFA-s që i përket finales së kompeticionit, e cila këtë herë do të luhet në Budapest.

    Më specifikisht, do të ndryshojë orari i fillimit të finales, që do të zhvendoset nga ora 21:00 në 18:00.

    Vetë UEFA e ka shpjeguar kështu zgjedhjen e saj: “Vendimi është marrë për ta përmirësuar përvojën e përgjithshme të ditës së ndeshjes për tifozët, si dhe për ekipet dhe qytetet pritëse, duke e optimizuar logjistikën dhe operacionet. Qëllimi është që dita e ndeshjes të jetë një përvojë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë, duke e krijuar një atmosferë të arritshme për familjet dhe fëmijët. Për tifozët mysafirë, kjo do të thotë akses më i mirë në transportin publik, veçanërisht pas ndeshjes dhe një kthim më të sigurt dhe më të përballueshëm nga stadiumi. Për qytetet pritëse, kjo do ta rrisë ndikimin ekonomik duke u dhënë tifozëve mundësinë për t’i vazhduar festimet”, njoftoi shtëpia e futbollit evropian. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark