Në 2018-ën Kina do të ketë Wikipedian e saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në 2018-ën Kina do të ketë Wikipedian e saj

    Insajderi
    04 May 2017 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kina do të lançojë së shpejti një version të enciklopedisë së saj vitin e ardhshëm për të konkurruar me Wikipedia-n.

    Zyrtarët e këtij vendit më të madh në botë për nga popullsia thanë se 20,000 njerëz po kujdesen për mbarëvajtjen e projektit i cili do të ketë 300,000 titujt me nga 1,000 fjalë secila.

    Ndryshe nga Wikipedia, enciklopedia e re do të ndërtohet nga studiues të universiteteve shtetërore në Kinë dhe nuk mund të editohet nga vullnetarë. Wikipedia është e disponueshme në Kinë, por disa përmbajtje janë të bllokuara.

    Enciklopedia e Kinës është publikuar fillimisht në 1993 në letër ndërsa në 2012-ën u publikua edicionin i dytë.

    Ideja e një versioni online u aprovua vetëm në 2011-ën ndërsa puna ka filluar muajt e fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark