Gjatë trokitjes së gotave në natën e ndërrimit të viteve, një vit më parë, askush nuk e dinte çfarë kishte rezervuar ky vit.
Viti 2020 është emëruar nga revista ‘Time’ si viti më i keq në histori.
Një vit ku njerëzit u gjendën në luftë, në luftë me natyrën – në luftë me jetën!
Në vetëm 12 muaj një varg vështirësish njëra pas tjetrës.
Kujtojmë zjarret në pyje në Australi që kanë vrarë më shumë se një miliard kafshë, pandemia COVID-19, izolimi i përgjithësuar, trazirat në Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së George Floyd, shpërthimi në Bejrut, etj.
Cee-Roo, një artist elektronik zviceran i muzikës dhe kërcimit, bëri një video dedikuar ndodhive të vitit 2020, e cila na kujton se çfarë ka kaluar bota këtë vit.
Mbi të gjitha, kjo video shërben si një rreze shprese për njerëzimin dhe na tregon se si mund të ngrihemi së bashku!
Ky varg i ngjarjeve më të këqija të vitit 2020 përfundon me një mesazh shprese.