“Në 6 raste, 600 mijë euro”, Pacolli i LDK-së nxjerrë emra tjerë të familjarëve të pushtetit që morën grante nga Ministria e Pecit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në 6 raste, 600 mijë euro”, Pacolli i LDK-së nxjerrë emra tjerë të familjarëve të pushtetit që morën grante nga Ministria e Pecit

    Insajderi
    25 November 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i LDK-së, Egzon Pacolli ka dalë edhe me emra të tjerë për grantet e dhënë me nga 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Faton Peci.

    Në videon e publikuar në Facebook, Pacolli i LDK-së thotë se drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës e që udhëhiqet nga VV-ja, Vigan Salihu, përfitoi 96 mijë e 300 euro nga ministria e udhëhequr nga Faton Peci.

    “Krejt familjarët i kishit pas bujkë e fermerë a”, shtron pyetjen Pacolli i LDK-së, ndërsa thotë se me 100 mijë euro është shpërblyer nga Ministria e Bujqësisë edhe Kushtrim Nimoni, djali i axhës së shefit të kabinetit të Albulena Haxhiut, Genc Nominit.

    Përveç këtyre dy emrave, grant sipas Pacollit të LDK-së, nga kjo Ministri ka fituar edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njëherit familjarë i Besnik Bislimit.

    “Faton publikoji sa pare i kanë fituar njerëzit e afërt me VV-në, sepse në 6 raste dolën 600 mijë euro”, thotë anëtari i LDK-së në videon e publikuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark