"Në ambasada mbushni thasë me vota"- Abdixhiku i reagon VV'së pas orkestrimit të linçimit ndaj të birit të heroit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në ambasada mbushni thasë me vota”- Abdixhiku i reagon VV’së pas orkestrimit të linçimit ndaj të birit të heroit

    Insajderi
    05 March 2025 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas orkestrimit të linçimit nga radha e VV’së kundër kandidatit për deputet, Hysen Çekajt, pasi ky i fundit mori shumë vota nga votat me postë të mërgatës.

    Abdixhiku tha se Çekaj kaloi të gjithë jetën e tij në mergatë, teksa e quajti VV’në “parti që në ambasada mbushë thasë me vota”, shkruan Insajderi.

    “Mllef e plot vrer për një djalë të ri nga mërgata, sepse merr vota, merreni me mend, nga vet mërgata.

    Nga vendi ku ka kaluar gjithë jetën e tij – me barrën e babës hero mbi supe – dhe me ëndrrën e madhe se një ditë do të kthehet në vendlindje në shërbim!

    Në moçalin e madh të pështymave e të konspiracioneve të liga, të partisë që në ambasada mbushë thasë me vota, e në Kosovë nxitë veç helm e vrer, Hysen Sali Çekaj qëndron fort dhe duron me dinjitet gjithë këtë sulm të egër – ende pa nisur mirë karrierën e tij politike”, ka thënë ai.

    “E sulmojnë sepse duan ta dekurajojnë, njollosin e zhvlerësojnë. Sepse janë me mllef, me shumë mllef, që ai së bashku me ne, theu një mit që s’mendohej se do të thyhej ndonjëherë”.

    “Si një njeri i urtë, si një djalë i jashtëzakonshëm, ai ka më së paku nevojë për mbrojtje. Tani me barrën e re të përfaqësimit, ka veç një mision. Të shenjtin para vetes. Që popullizmin rrënues, atë që po na mbanë peng në urrejtje, ta çrrënjosë me ka krejt, e herën tjetër të dyfishojë këtë mbështetje”, vijon Abdixhiku. /Insajderi.org/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark