Rruga në Ankara ku gjendet ambasada ruse në Turqi është riemëruar në nderim të Andrei Karlovit, ambasadorit rus i cili është vrarë në dhjetor.
Autoritetet në kryeqytetin turk kanë thënë më 9 janar se vendimi për të rimeruar rrugën Karyagdi sipas Karlovit është marrë unanimisht nga zyrtarët e qytetit.
Karlov i cili u vra më 19 dhjetor në Ankara nga Mevlut Altintas, një zyrtar policor i cili derisa nuk ishte në detyrë ka shtënë mbi diplomatin rus, duke thirrur “Mos e Harroni Alepon”.
Rusia dhe Turqia përkrahin palë të ndryshme në luftën civile të Sirisë, por marrëdhëniet e tyre janë përmirësuar dukshëm pasi ato u ftohen si pasojë e rrëzimit të një aeroplani rus nga Turqia përgjatë kufirit, Turqi – Siri në nëntorin e vitit 2015.
Të dy shtetet tani po mundohen të organizojnë bisedime për paqe për Sirinë.