×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Në Beograd një 14 vjeçar përdhunon një vajzë 13 vjeçe!

    Insajderi
    28 January 2021 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesëtarët e MPB në Beograd e kanë arrestuar një djalë katërmbëdhjetë vjeçar për shkak të ekzistimi të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të përdhunimit dhe shfaqjes, marrjes dhe posedimit të materialit pornografik dhe shfrytëzimit të personit të mitur për pornografi.

    Siç dyshohet, më 26 janar të këtij viti, në një objekt të braktisur në lagjen Vozhdovac të Beogradit, ai e ka përdhunuar një vajzë trembëdhjetë vjeçe.

    Një djalë tjetër, gjithashtu katëmbëdhjetë vjeçar, miku i të dyshuarit, ka xhiruar me telefon mobil marrëdhënien seksuale, prandaj edhe kundër tij do të ngritet kallëzimi penal për shkak të ekzisitimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shfaqja, marrja dhe posedim të materialit pornografik dhe shfrytëzim të personit të mitur për pornografi./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark