Të enjten në Bosnjë dhe Hercegovinë janë konfirmuar pak më shumë se 800 raste të reja të infeksionit me koronavirus, e që është vazhdim i një trendi që ka zgjatur për më shumë se shtatë ditë në të cilin numri ditor i të infektuarve të rinj është nën një mijë.
Që nga e mërkura, pak më shumë se 3.500 mostra janë testuar dhe infeksioni është konfirmuar në 546 njerëz nga etniteti i Federatës të BeH dhe në 286 njerëz nga etniteti i Republikës Serbe.
Në 24 orët e fundit u raportuan 36 vdekje të reja si pasojë e infektimit, 21 prej tyre janë nga Federata e BeH dhe 14 janë nga Republika Serbe.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve Civile të BeH të enjten, incidenca aktuale, pra numri i të infektuarve për njëqind mijë banorë në një periudhë prej shtatë ditësh, është 190.
Këto të dhëna i referohen javës së fundit dhe konfirmojnë uljen e numrit të infeksioneve të reja krahasuar me shtatë ditët e para të dhjetorit, kur incidenca ishte mbi 200.
Në të gjithë BeH, që nga fillimi i pandemisë në mars, deri tani janë konfirmuar rreth 104.000 raste të infeksionit me koronavirus, dhe diçka më pak se 3.500 njerëz kanë vdekur nga COVID 19./Insajderi.org.