Në Chicago në çdo 2.3 orë një person sulmohet me armë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Chicago në çdo 2.3 orë një person sulmohet me armë

    Insajderi
    07 June 2017 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    armëNë qytetin Chicago i cili njihet si “kryeqyteti i krimeve” të SHBA-ve, për çdo 2.3 orë një person sulmohet me armë, kurse në çdo 14 orë një person vritet.

    Përkundër të gjitha masave të marra niveli i dhunës në këtë qytet është shumë më i lartë se i mesatares së shtetit. Sipas të dhënave të ueb faqes “heyjackass.com” e cila i publikoi statistikat e krimeve në Chicago, gjatë vitit 2017 deri më 5 qershor gjithsej 1 mijë e 435 persona kanë pësuar nga sulmet e armatosura.

    Si pasojë e sulmeve 250 persona e kanë humbur jetën, kurse 1 mijë e 185 persona janë plagosur. Në të njëjtën periudhë në këtë qytet 14 persona janë vrarë pa përdorimin e armëve të zjarrit, 240 e të vrarëve janë meshkuj, kurse 24 femra.

    Të dhënat e bazuara nga raportet policore raportojnë se për çdo 2.3 orë një person sulmohet me armë, kurse në çdo 14 orë një person vritet.

    Në periudhën kohore 1 janar – 5 qershor të vitit 2017 në incidentet në Chicago ku policia ka ndërhyrë 6 persona kanë vdekur kurse 6 të tjerë janë plagosur, njofton AA.

    Vitin e kaluar në Chicago 4 mijë e 379 persona ishin sulmuar me armë, 717 prej tyre kishin humbur jetën kurse 3 mijë e 662 ishin plagosur. Në qytet po ashtu në vitin 2016 gjithsej 86 persona ishin vrarë pa përdorimin e armëve me zjarr.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark