Në cilin dialekt janë shkrimet e para shqip - Insajderi
×
Kulturë

Në cilin dialekt janë shkrimet e para shqip

Insajderi
12 August 2019 - 14:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dokumenti i parë i datuar që njohim deri më sot në gjuhën shqipe është Formula e pagëzimit,e vitit 1462.

Një tjetër dokument pas tij, Fjalorthi i fon Harfit, i përket vitit 1496.

Të dy shkrimet janë në dialektin e veriut të vendit.

Një fletë shqipe, me një fragment ungjilli, e dialektit jugor është gjetur në një kodik të shek.XIV.

Libri i parë shqip i njohur gjer më sot është ai i Gjon Buzukut i vitit 1555.

Ka dëshmi që tregojnë se ekzistonte një traditë më e hershme e shkrimit të shqipes.

Ndër to mund të përmendet pohimi i Gulielm Adaes i vitit 1332, që thotë se shqipja kishte libra të vetat.

Para vitit 1515, kronisti osman Ruhi Çelebi flet gjithashtu për shkrime në gjuhën shqipe.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark