Në çka beson Mehmet Kraja? Flet vet akademiku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në çka beson Mehmet Kraja? Flet vet akademiku

    Insajderi
    10 July 2016 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akademiku Mehmet Kraja ka arritur që të ngjallë një debat të zjarrtë me shkrimin e tij “Letër myslimanëve të Facebook-ut” duke u bërë objekt i shumë sulmeve në rrjete sociale.

    Madje ai është cilësuar nga shumë komentues edhe si një ateist ose i pafe.

    Por vet Kraja nuk e ka të përcaktuar besimin fetar. Ai në një intervistë të dhënë në tetor të vitit të kaluar kishte thënë se besimi është diçka të cilën kurrë nuk do ta kuptojnë për të.

    “Është çështje shumë personale, dhe s’keni me mujtë kurrë me e ditë këtë punë”, thoshte Kraja, në një intervistë për emisionin “Komiteti”.

    “Mund të jem edhe ateist, edhe nuk është asgjë e shëmtuar të jesh ateist”, thoshte Kraja.

    Kraja për shkrimin e fundit është akuzuar edhe si akademik i cili “është vonuar të ngrejë zërin kundër ekstremizmit fetar”.

    I pyetur mbi deklarimin e kryeimamit të Kosovës, Naim Tërnava, se ai udhëheqë 2 milionë mysliman të Kosovës, Kraja, kishte qeshur.

    “Më batë me qesh, zakonisht se dëgjoj, por problemi nuk është a e dëgjoj apo jo, problemi është se ai krijon iluzion, sigurisht. Nuk mundet me fol kurrkush në emër të besimit, sepse është shumë individual dhe personal. Mund të flasësh për organizimin fetar, dhe është përfaqësuesi i atij organizimi.  Besimi është çështje individuale. Kurrë nuk do ta dinë se çfarë besojnë kosovarët. Nuk mund ta dinë se çfarë di e besoj unë, dhe nuk mund të flasin në emër tonë”, kishte thënë Kraja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark