Në Ditën e Dëshmorëve, Basha thërret për çlirim të Shqipërisë nga krimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Ditën e Dëshmorëve, Basha thërret për çlirim të Shqipërisë nga krimi

    Insajderi
    05 May 2016 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 5 Majit. Kryedemokrati Lulzim Basha, ish- Kryeministri Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, kanë vendosur kurora me lule para të rënëve, me rastin e ditës së dëshmorëve.

    Duke folur pas homazheve Basha tha se, sot kujtohet sakrifica më e madhe për atdheun, lirinë dhe kombin. Ai tha se kujtohet lufta çlirimtare, lufta për liri dhe pavarësi që shqiptarët kanë zhvilluar për lirinë e Shqipërisë dhe se nderohen heronjtë, bijtë dhe bijat e këtij kombi që dhanë jetën për liri, që u flijuan edhe për vlera të tjera pa të cilat jeta e njeriut nuk ka kuptim, si demokracia, liria nga tirania e krimit, liria nga terrorizmi, njofton noa.al

    “E sotmja është një ditë reflektimi para gjakut të dëshmorëve të kombit dhe vendosmëria e Partisë Demokratike për të vazhduar deri në fitore për një Shqipëri, të lirë, demokratike, të çliruar nga krimi dhe korrupsioni”, u shpreh Basha


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark