Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Albin Kurtit, ka kallëzuar për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Europian.
“Vetëm gjatë vitit të fundit, kemi bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian si: votimi i parë pozitiv në fazat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe avancimi e zbatimi i reformave të agjendës evropiane”, ka shkruar Bislimi, transmeton Gazeta Insajderi.
“Hap pas hapi, Kosova po i afrohet Bashkimit Evropian. Vendi ynë gjendet në një trajektore të vendosur në rrugën drejt BE-së, në një proces të pakthyeshëm”.