Vetëm një ditë pasi u zgjodh president i vendit, Hashim Thaçi duket se ka thyer ligjin. Në një takim miqësor me djalin e Sami Lushtakut, në një ambient të mbyllur, Thaçi apo miqtë e tij kanë qenë duke pirë duhan.
Sipas ligjit në Kosovë, pirja e duhanit në vende të mbyllura është e ndaluar dhe si e tillë dënohet.
Në ditën e parë si pas zgjedhjes president, Thaçi ka qëndruar në rajonin e Drenicës. Ka pritur mysafirë në shtëpinë e tij në Burojë dhe ka takuar miqtë. Në një seancë të gjatë ku u deshën tri runde votimi, Thaci u bë presidenti i pestë i vendit me 71 vota./Insajderi.com