Në ditën e puntorëve protestohet në Prishtinë, kërkohen paga më të mira - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në ditën e puntorëve protestohet në Prishtinë, kërkohen paga më të mira

    Insajderi
    01 May 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova sot do të protestojë në Ditën Ndërkombëtare të Punës. Protestën me rastin e 1 Majit, këtë të enjte prej orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e organizojnë bashkërisht disa organizata dhe sindikata.

    Në konferencën e përbashkët për media, organizatorët i bënë thirrje të gjithë punëtorëve dhe qytetarëve që në protestën e sotme të shfaqin pakënaqësinë e tyre kundër nëpërkëmbjes të të drejtave të punëtorëve.

    “Punëtorët vdesin nga sëmundjet profesionale, por nuk u paguhet rrezikshmëria në punë dhe pagat e tyre janë të ulëta krahasuar me punën që e bëjnë. Punëtorët e kanë paditur KEK-un. Kërkojmë që të bëhet Gjykata e Punës. Do të kërkojmë respektimin e të drejtave të punëtorëve, ngritjen e pagave si dhe do të shtrojmë çështje të tjera jetike për punëtorët. Do të protestojmë edhe kundër shtrenjtimeve. Nesër në orën 12.00 të mos festojmë, por të protestojmë”, tha kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark