Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, kanë njoftuar se kanë arrestuar një person si të dyshuar për veprën kanosje.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Arllat, në një kafene, ku me armë zjarri, është kërcënuar një 45 vjeç.
Pas identifikimit policia ka arrestuar K. H, 40 vjeç, ndërsa ka konfiskuar si prova materiale, një Pushke automatike AK-47, një karikatorë si dhe dyzetedy fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit, prej 48 orësh dhe ndaj tij janë hapur rastet Kanosje dhe Mbajtje në pronësi posedim, kontroll i paautorizuar i armëve. /Insajderi.com