Rreth 60 banorë të fshatit Shtrubullovë të Drenasit, kanë protestuar të premten duke kundërshtuar vendimin e Kuvendit Komunal lidhur më emërtimin e rrugës së fshatit të tyre.
Ata kanë kërkuar që rruga e fshatit të tyre të ketë emrin e “Agron Mehmetit”, dëshmorë i këtij fshati, e jo të dëshmori tjetër ‘Sokol Elshani’, që sipas tyre është nga dëshmor i fshatit Krajkovë të Drenasit.
Përmes protestës banorët i bënë thirrje kryetarit Ramiz Lladrovci dhe asamblistëve të rishikojnë edhe njëherë vendimin, ne të kundërtën paralajmërojnë se protestat nuk do te ndalen.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se protestuesit janë shpërndarë të qetë. /Insajderi.com