Të paktën dy qendra të votimit kanë mbetur pa rrymë në kohën kur po mbahen zgjedhjet lokale në Drenas.
Në fshatin Çiktovë është raportuar se është ndalur energjia elektrike, njofton Koalicioni për Integritet Zgjedhor.
Ndërsa siç ka raportuar sot Klankosova.tv, qendra e votimit në fshatin Gradicë të Drenasit në qendrën e votimit në shkollën fillore “Mehmet Gradica”, qytetarët janë duke votuar ani pse në këtë objekt ndriçimi është shumë i dobët.
Ndonëse në ambientet përbrenda ndriçimi është i dobët, nga jashtë nuk ka fare ndriçim. Qytetarët janë të detyruar që nëpër errësirë të afrohen deri te vendvotimi. /Insajderi.com