Faqja e rrjeteve sociale Twitter, e cila u ble nga Elon Musk për 44 miliardë dollarë, do të duhet të përshtatet në Europë me rregulloren për platformat kryesore që sapo është miratuar, paralajmëroi Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton, i cili kishte marrë iniciativën për legjislacionin.
Duke iu përgjigjur pronarit të Teslës që postoi mbrëmë në Twitter se “zogu është i lirë” pasi mori kontrollin e platformës për 44 miliardë dollarë, Breton shkroi në Twitter: “Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona evropiane”.
👋 @elonmusk
In Europe, the bird will fly by our 🇪🇺 rules.#DSA https://t.co/95W3qzYsal— Thierry Breton (@ThierryBreton) October 28, 2022
Në tekstin e tij drejtuar reklamuesve të Twitter, vetëm disa orë para përfundimit të marrëveshjes, Musk la të kuptohet se ndryshimet që do të vijnë, me të gjithë duke u përpjekur të hamendësojnë “rrugën” që ai do të marrë në një nga platformat më të mëdha të mediave sociale.