Në Fan të Mirditës zbulohet një gur që bartë art shkëmbor - Insajderi
×
Kulturë

Në Fan të Mirditës zbulohet një gur që bartë art shkëmbor

Insajderi
01 August 2019 - 19:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Xhuxhe të Fanit të Mirditës ndërsa po punohej për hapjen e një rruge është gjetur një gur i madh që dyshohet të jetë piktogram ose ideogram.

Sapo kanë parë gurin me mbishkrime punëtorët kanë ndërprere punimet dhe kanë njoftuar autoritet lokale.

Kolin Marku, administratori i Fanit thotë se pritet ardhja e specialistëve të fushës për të përcaktuar datimin dhe vlerën që ka ky gur.

Gjergj Marku, drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike, ndërsa objekti i gjetur dyshohet të jetë piktogram ose ideogram, raporton TCh.

Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vlerat qe ky gur mbart, por edhe cilës kohë i përket.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark