Në Ferizaj 13-vjeçari shkoi me armë zjarri në shkollë - deklarohen nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Ferizaj 13-vjeçari shkoi me armë zjarri në shkollë – deklarohen nga Policia

    Insajderi
    09 October 2025 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nxënës i mitur, 13-vjeçar, është parë me një armë zjarri brenda hapësirave të një shkolle në Ferizaj.

    Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka konfirmuar se sot, rreth orës 12:30, njësiti i planit operativ “Siguria në shkolla” nga stacioni policor i Ferizajt është njoftuar për rastin në fjalë.

    “Policia ka reaguar menjëherë dhe gjatë kontrollit ka gjetur armën (pistoletë) pa fishekë,” ka deklaruar Veseli.

    “Arma ishte në pronësi të prindit të nxënësit, që posedonte leje të rregullt për mbajtje të armës, arma e zjarrit dhe municioni janë konfiskuar nga prindi me proces të rregullt policor. I mituri, për shkak të moshës, nuk është intervistuar, në përputhje me ligjin”, tha zëdhënësi.

    “Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit – Departamenti për të Mitur, i cili ka iniciuar shënim zyrtar, nën kompetencë të prokurorit për veprime tjera”, tha ai.

    Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë poseduesit e armëve me leje, e veçanërisht prindërit, që të sigurojnë armët e tyre në mënyrë të sigurt, duke parandaluar qasjen e fëmijëve apo personave të paautorizuar, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë publike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark