
H.B nga Ferizaj ka vrarë gruan e tij F.O, e më pas ka vrarë edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur në pas orës 01:00 të mesnatës në rrugën “Rexhep Bislimi”. Basri Shabani nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke thënë se vrasja ka ardhur për shkak të problemeve bashkëshortore.
“Në këtë ngjarje kemi të bëjmë me vrasje të rëndë dhe vetëvrasje. Burri vret gruan pastaj vetën. Burri ka vrarë gruan me Armë AK47”, tha Shabani për Express.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e axhës së burrit. Ata lanë pas një djalë 6 vjeç, ku në ato momente ai ishte tek gjyshi i tij.
H.B ishte nga fshati Velikincë i Gjilanit por që nga vitet e 80’ta jetonte në Ferizaj.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Me rastin janë duke u marr hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale.