Për Ditën e Evropës dhe festa të tjera, që rastisin të jenë në ditët e punës, Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen e Muhaxherëve nuk punon, përpos shërbimit kronik.
Banorët e kësaj zone konsiderojnë që do të ishte mirë të kujdestarojë një ekip i mjekësisë familjare. Por, drejtuesi i shëndetësisë së kryeqytetit thotë se nevojat e këtyre banorëve dhe të tjerëve mbulohen me pesë qendra mjekësore të cilat ofrojnë shërbime në ditë festash.
“Gjatë festave punojnë pesë QMF, numri i pacientëve në të gjitha këto është 750, që i bie mesatarisht 20 mjekë dhe nuk ka nevojë për më shumë”, tha Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.
Sadiku tha se është i vetëdijshëm që disa lagjeve edhe u zgjatet udhëtimi në të tilla raste.