Hashim Thaçi në cilësinë e Presidentit të Kosovës në fillim të kësaj jave do të vizitojë zyrtarisht Republikën e Shqipërisë.
Është planifikuar që Thaçi të qëndroj në Shqipëri për gjatë datës 3 dhe 4 tetor, me ç`rast do të takohet me krerët e shtetit.
Zyra për media e presidentit ka njoftuar se Thaçi gjatë kësaj vizitë do të shkoj edhe në familjen e shkrimtarit Dritero Agolli, do të vendos kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri” dhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.
Ndërsa në përfundim të vizitës Thaçi në Bushat të Shkodrës, do t’i vizitojë edhe futbollistët e e Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë. /Insajderi.com