Në ‘Flakën e Janarit’ s’ka me akademi për Ibrahim Rugovën, Lutfi Haziri: U bë me porosi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në ‘Flakën e Janarit’ s’ka me akademi për Ibrahim Rugovën, Lutfi Haziri: U bë me porosi

    Insajderi
    04 January 2023 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Vetëvendosje ka hequr nga agjenda mbajtjen e Akademisë Përkujtimore për ish-Presidentin Ibrahim Rugova, në kuadër të manifestimit kombëtar kulturor “Flaka e Janarit”. Çdo 21 janar është përkujtuar ish-presidenti Rugova por këtë vit kryetari Alban Hyseni zgjodhi ta fshijë nga agjenda këtë datë.

    Programi multikulturore ‘Flakët e Janarit’ mbahej çdo vit, këtë viti qytetarëve të Gjilanit do të ju mungojë 21 janar, data përkujtimore e vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

    Në agjendën e publikuar për vitin 2023 kjo datë është hequr tërësisht.

    Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një prononcim për Gazetën Insajderi, largimin e akademisë për Ibrahim Rugovën e ka quajtur të porositur.

    Sipas tij, heqja e kësaj akademisë përkujtimore për Rugovën është bërë me qëllim nga grupet e jashtme.

    Haziri tha se edhe vitin e kaluar është mbajtur vetëm fal presionit publik.

    “Edhe vitin e kaluar e kemi mbajte pas shumë kërkesave dhe presionit publik, këtë vit po shihet që prapë është largu. Është e pakuptim dhe po shihet që është e qëllimshme dhe me porosit sepse Gjilani me të vërtet ka mbetur pa kryetar. Këtu udhëheq një grup jashtë Gjilan që është pjesë e agjendave politike dhe ndërhyjnë në programe, projekte, investime dhe tani edhe në kulturë”, tha Haziri për Insajderin.

    Tutje, ai shtoi se përvjetori i presidentit Rugova është mbajtur gjithmonë në programin ‘Flakët e Janarit’, e cila tash është shndërruan në agjendë politike.

    “Ka qenë në traditën e manifestimin të ‘Flakëve të Janarit” që të shënohet përvjetori i vdekjes së presidentit Ibrahim Rugovës. Në çdo 21 janar është shënuar dhe ka qenë pjesë e akademisë multikulturore ”Flakët e Janarit’, tash një agjendë politike”, tha më tej Haziri./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark