Më në fund hyn në fuqi marrëveshja për zgjatjen e mandatit të EULEX-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Më në fund hyn në fuqi marrëveshja për zgjatjen e mandatit të EULEX-it

    Insajderi
    30 June 2016 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Megjithëse Kuvendi i Kosovës miratoi zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite të tjera më 17 qershor, një gjë e tillë është bërë e plotfuqishme vetëm të enjten kur marrëveshja mes Kosovës e BE-së është bërë publike në Gazetën Zyrtare.

    Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, një marrëveshje ndërkombëtare bëhet fuqiplotë vetëm atëherë kur publikohet në Gazetën Zyrtare.

    Por, për shkak se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka qenë në udhëtime zyrtare dhe nuk ka mundur ta nënshkruajë atë në mënyrë që të publikohet në Gazetën Zyrtare,  EULEX-i ishte pa mandat për rreth dy javë, dhe si pasojë u detyra që të shtyjë seancat e parapara.

    Inasjderi ka raportuar më 20 qershor se si pasojë e mospublikimit të marrëveshjes në Gazetën Zyrtare,  EULEX është detyruar që të shtyjë për një ditë tjetër mbajtjen e seancave ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, dhe seancën tjetër kundër ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark