Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një fizioterapeuti.
Bëhet fjalë për fizioterapeutin e KF Besa-Peja, Zani Bala për shkak se i njëjti sipas raportit ka ofenduar dhe ka sharë gjyqtarin kryesor të ndeshjes Vëllaznimi-Besa Peja.
Me këtë rast, Bala u përjashtua me karton të kuq.
“Ndaj: Fizoterapeutit të KF “Besa–Peja“, Zani Bala nr ID 020481M90. Motivi Në ndeshjen Vëllaznimi – Besa Peja në min 83 ndëshkohet me karton të kuq direkt pasi ofendoj dhe dhe shau gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi-Besa – Peja”.