"Në gjendje të rëndë" - mjeku i QKUK-së flet për dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në gjendje të rëndë” – mjeku i QKUK-së flet për dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik

    Insajderi
    17 March 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik po marrin trajtimin shëndetësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Për gjendjen e tyre, ka folur mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku.

    Ai tha se rëndë teksa tregoi se ku i kanë marrë plagët.

    “Po ka ora 11 ka ardhur një pacient i plagosur me armë zjarri. I cili është trajtuar pas reaniminit në sallë operative, është punuar dhe gjendet në mjekimin intensiv. Edhe ka ora 12:00 e kemi pasur edhe një tjetër i cili gjithashtu është reanimuar për momentin është në sallë operative. Regjioni (i plagosur) është i abdomenit i pari të i dyti është edhe në këmbë. Gjendje e rendë janë, plagosje me armë zjarri ka qenë”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark