Në Gjenevë fillon rundi i ri i bisedimeve për paqen në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Gjenevë fillon rundi i ri i bisedimeve për paqen në Siri

    Insajderi
    13 April 2016 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Delegacioni i grupit kryesor opozitar në Siri, Komiteti i Lartë për Negociata, ka arritur në zyrën e zotit Mistura sot në mbërmje për bisedime indirekte.

    Delegacioni i qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, pritet të arrijë në Gjenevë, më vonë këtë javë.

    Këto negociata të ndërmjetësuara nga Kombet e Bnashkuara kanë për synim formimin eventual të një qeverie tranzicionale, për ta përfunduar konfliktin, nga i cili deri tash janë vrarë më se 270 mijë njerëz dhe janë zhvendosur më se gjysma e popullatës së këtij vendi.

    Një marrëveshje e pjesërishme për armëpushim e ndërmjetësuar nga Moska dhe Uashingtoni, në muajin shkurt, i kishte shtuar shpresat se do të vazhdonte ndalja e armiqësive, por aktualisht ka pasur përshkallzim të luftimeve në provincat Alepo dhe Hama dhe në kryeqytetin Damask.

    Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, tha se luftimet i kanë vështirësuar bisedimet politike.

    Nga ana tjetër, në territoret e kontrolluara nga qeveria e Srisë sot janë mbajtur zgjedhje për parlamentin prej 250 deputetëve.

    Damasku thotë se votimi është kushtetues dhe i ndarë nga bisedimet për paqe në Gjenevë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark