Në Gjermani dënohen ish-spiunët jugosllavë për vrasjen e disidentit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në Gjermani dënohen ish-spiunët jugosllavë për vrasjen e disidentit

    Insajderi
    03 August 2016 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë në Gjermani i ka dënuar sot me burg të përjetshëm dy ish-shefa të inteligjencës së Jugosllavisë, për orkestrim të vrasjes së një disidenti në Gjermani, para më se 30 vjetësh.

    Kroatët, Josip Perkoviq, 71 vjeçar, dhe Zdravko Mustac, 74 vjeçar, zyrtarë të lartë të periudhës së komunizmit në shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë, janë shppallur fajtor për bashkëpunim në vrasjen e kroatit, Stjepan Durekoviq, në Bavari në vitin 1983.

    Këta dy persona, Kroacia i ka ekstraduar në vitin 2014.

    Prokurorët kishin dyshime se vrasja e Durekoviqit ishte urdhëruar nga politikanët udhëheqës jugosllav./Rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark