Në Gjilan arrestohet i dyshuari për disa vjedhje të rënda dhe mashtrime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Gjilan arrestohet i dyshuari për disa vjedhje të rënda dhe mashtrime

    Insajderi
    16 August 2023 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një i dyshuar për raste të vjedhjeve dhe mashtrimeve në Gjilan.

    Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tij është bërë pasi që për të njëjtin janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë së paku në katër raste të veprave penale si ,,Mashtrim’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit.

    “Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 15.08.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë dy të dyshuarin K.S. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar shqiptar). Arrestimi i tij është bërë pasi që për të njëjtin janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë së paku në katër raste të veprave penale si ,,Mashtrim’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

    Prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj tij.

    Njoftimi i plotë:

    Arrestohet i dyshuari për raste të vjedhjeve të rënda dhe mashtrimeve

    Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 15.08.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë dy të dyshuarin K.S. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar shqiptar).

    Arrestimi i tij është bërë pasi që për të njëjtin janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë së paku në katër raste të veprave penale si ,,Mashtrim’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit.

    Intervistimti i të dyshuarit është bërë në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark