Në gjykimin e aktivistëve të LVV-së kërkohet përjashtimi i prokurorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në gjykimin e aktivistëve të LVV-së kërkohet përjashtimi i prokurorit

    Insajderi
    25 January 2017 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, është kërkuar përjashtimi i Prokurorit Special, Abdurrahim Islami.

    Seanca për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës ka filluar më herët kundër të dyshuarve për këtë rast, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha.

    Për më tepër, sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës ka ndodhur me 4 gusht të vitit të kaluar ndërsa për këtë rast ishin arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Petrit Ademi, Adea Batusha dhe tash më i ndjeri Astrit Dehari.

    Ndaj dy prej tyre kanë pushuar hetimet në mungesë të provave, në mesin e të liruarve ka qenë edhe Astrit Dehari. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark