
Emri i rreshterit policor të Pejës, Enver Dreshaj figuron në Aktvendimin e zgjerimit të hetimeve nga Prokuroria Themelore në Pejë, por, i njëjti nuk është arrestuar sikurse 17 personat e tjerë që janë arrestuar të martën në Pejë në aksionin e madh ndaj fajdeve.
Gazeta Insajderi, ka siguruar dosjen e Prokurorisë sipas së cilës Enver Dreshaj akuzohet për veprën penale “Fajde”
Bazuar në dokumentet e siguruara nga Insajderi, dyshohet se Dreshaj gjatë vitit të kaluar në bashkëkryerje me Valon Kastratin, kontraktojnë shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për një person tjetër duke shfrytëzuar gjendjen financiare të tyre dhe papërvojën.
“Gjatë vitit 2021 në Pejë, pas marrëveshjes mes tyre kontraktojnë një shumë joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen financiare dhe papërvojën, e duke përfituar kështu shuma të mëdha parash nga i dëmtuari M.I në atë mënyrë që shuma të mëdha parash që i pandehuri Valon e kishte detyruar të dëmtuarin t’ia paguajë në emër të22epër22st, kur nga i njejti i pandehuri Enver kërkon shumën prej 500.00 eurosh”, thuhet në dokument
Më pas i pandehuri Valon Kastrati e dërgon tek i dëmtuari, i cili obligohet t’ia paguajë këtë shumë, prej të cilave nga shuma e kërkuar janë paguar 300.00 euro, kurse përkundër presionit pjesën prej 200.00 eurosh nuk ka arritur ta paguaj
Sipas burimeve të Insajderit arsyeja pse Dreshaj nuk është arrestuar në aksionin e policisë është sepse aktualisht gjendet në Amerikë, dhe pas kthimit pritet të arrestohet.