Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Insajderi
    14 November 2023 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

    Ndryshe, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të hënën më 13 nëntor, ka vazhduar dëshminë dëshmitari 35-të, me shifrën W04444 dhe dëshmitari i 36-të, Sadik Halitjaha.

    Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari i 35-të, W04444, pretendohet se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse. Dëshmitari i 35-të, gjatë dëshmisë, tha se nuk është i sigurt nëse është rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 35-të, ka filluar që të dëshmojë dëshmitari i 36-të, Sadik Halitjaha, ish-zv.komandant i Zonën Operative të Pashtrikut i cili do të vazhdojë edhe sot dëshminë e tij në Hagë.

    Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë janë paraparë të mbahen katër seanca.

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

    Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark