Në Japoni pas dy shekujve lejohet abdikimi i Perandorit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Japoni pas dy shekujve lejohet abdikimi i Perandorit

    Insajderi
    09 June 2017 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti i Japonisë sot e ka miratuar legjislacionin me të cilin lejohet që Perandori Akihito të abdikoj, duke i mundësuar monarkut japonez, që për të parën herë në 200 vite, të tërhiqet dhe në vend të tij të përurohet djali i tij, princi i kurorës, Naruhito.

    Akihito, 83 vjeçar, i cili ka pasur një operacion në zemër dhe trajtim për sëmundjen e kancerit të prostatës, gjatë një paraqitjeje publike të rrallë vitin e kaluar, pat thënë se ka shqetësim se me vështirësi po i kryen obligimet e tij.

    Perandori Akihito ka punuar për dekada të tëra në Japoni dhe jashtë saj, për t’i shëruar lagët e Luftës së Dytë Botërore, që ishte zhvilluar gjatë perandorisë së babait të tij, Hirohito.

    Akihito do të zëvendësohet nga djali i tij, Naruhito, 57 vjeçar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark