Në Jemen u vranë 27 ushtarë gjatë luftimeve me Al-Qaedan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në Jemen u vranë 27 ushtarë gjatë luftimeve me Al-Qaedan

    Insajderi
    27 April 2016 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 27 ushtarë të Jemenit u vranë në një ofensivë qeveritare, të përkrahur nga forcat saudite, e cila i largoi militantët e Al-Qaedas nga një qytet me rëndësi në juglindje të vendit, kanë thënë sot zyrtarët e ushtrisë dhe punonjësit mjekësorë.

    Ndërkohë, jeta i është kthyer normalitetit në qytetin bregdetar të Mukallas, thonë banorët. Më shumë se 60 ushtarë u lënduan në operacionet që nisën në fundjavë, përmes së cilave forcat qeveritare rimorën qytetin Mukalla, kryeqytetin e provincës Haramawt.

    Qyteti po mbahej nga militantët e Al-Qaedas për më shumë se një vit.

    Rimarrja e Mukallas ishte pjesë e një ofensive të gjerë kundër ekstremistëve sunitë, të nisur nga forcat pro-qeveritare muajin e kaluar.

    Këto trupa ishin përkrahur nga forcat speciale nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, e poashtu edhe nga koalicioni arab, përmes sulmeve ajrore. Sipas informatave të këtij koalcioni, më shumë se 800 militantë janë vrarë gjatë ofensivës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark