Për një kohë të gjatë Partisë Demokratike të Kosovës i ishte faturuar kapja e institucioneve publike me njerëz të partisë.
Madje më e zëshmja për t’ia faturuar kartën e nepotizmit PDK-së ishte partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje.
Por, me të ardhur në pushtet kjo parti ka punësuar një numër të konsiderueshëm të farefisit.
Për këtë në InDoks ka folur sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi.
Ai ka treguar për InDoks se ku e sheh dallimin mes asaj kohe dhe tash pushtetit të Vetëvendosjes.
Mes rreshtave shprehet se PDK bile skuqej e kishte distancime.
“Dallimi mes qeverive tjera dhe kësaj është se kjo qeveri po e mbron kapjen e pushtetit, po e arsyeton derisa në të kaluarën ne jemi skuqur pak nëpër televizione kur na kanë pyet për politizim, është e kaluar e cila nuk është dashtë të jetë në drejtim të një institucioni, tanimë kjo është legalizu, këta po e arsyetojnë dhe po e mbrojnë nuk ju vije turp aspak”, ka deklaruar ai.
“Ne kemi parë që tek punësimet në KEK, ka pasur raste që janë punësuar njerëz edhe për interesa të garës së brendshme të VV-së që e shti në KEK, me qenë kandidat ke pasur zëvendësime prej vet aktivistëve të tyre madje kemi parë që anëtarë të komisioneve kanë futur familjarë të vet nëpër konkurse edhe tek pjesa e institucioneve dhe nuk kemi distancim se do të ishte krejt normale të ndodhte një rast i tillë dhe të ndalohej konkursi, të distancohej qeveria prej saj apo drejtuesit e saj. Mua më kujtohet zyrtarët e PDK-së kur janë distance nëpër media për raste, për ta kanë qenë të pa pranueshme PDK nuk ka qenë e pajtuar me atë që ka ndodhe, ndërsa tashmë partia në pushtet po mbron”, ka thënë Gjoshi për InDoks të Gazetës Insajderi.
Gjoshi gjatë bisedës është shprehur se asnjëehrë nuk kanë qenë të kënaqur për mënyrën se si janë trajtu Ndërmarrjet Publike.
“Kulmi ka arrite me tri qeveritë e fundit që daton prej para 30 muajsh ku shumica e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike janë drejtu prej njerëzve jo kompetent edhe të ardhur përmes emërime politike pa konkurse publike edhe të caktum përkohësisht në ato detyra por që i kanë tejklau krejt limitet ligjore. Në shumicën e ndërmarrjeve kemi pasur njerëz që përkundër që ligji e lejon më së shumti 6 muaj bordin e përkohshme kanë vazhdu në periudha më të gjata. Mandej kemi pasur jo stabilitet në to, ku janë emëruar çdo 6 muaj sa herë janë ndrru qeveritë dhe kjo ka kriju një jo stabilitet në ndërmarrjet publike dhe sot Ndërmarrjet Publikes janë më keq se kurrë. Sot kemi ndërmarrje që s’munden me realizu as paga kanë dobësi në pagesa ndaj klientëve etj”, ka deklaruar ai.
Dokumentari i plotë: |#ErdhiDita për punësim të farefisit