×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në kabinet ka 2-3 veteranë të UÇK-së, a janë të sigurt që nuk arrestohen nëse vijnë”, kështu përgjigjet Mickoski

    Insajderi
    18 November 2024 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas nënshkrimit të tri marrëveshjeve mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, dy kryeministrit, Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët.

    I pyetur nëse listat janë aktive për veteranët e UÇK-së, pasi është diskutuar edhe në të kaluarën dhe nëse një gjë e tillë mund t’ju ndodhë edhe 2-3 veteranëve që janë pjesë e kabinetit, Mickoski tha se ata që s’kanë shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, mund ta vizitojnë e të shëtisin për të shijuar bukuritë e vendit të tyre.

    “Në kabinet ka 2-3 veteranë të UÇK-së, a janë të sigurt që nuk arrestohen nëse vijnë atje”, ishte pyetje drejtuar kryeministrit maqedonas.

    Madje ai edhe i ftoi të gjithë pasi siç tha ai “janë shtet mikpritës”.

    “Askush që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën në Republikën e Maqedonisë lirisht mund të vijë të shëtisë në Shkup, në Maqedoni dhe të qëndrojë sa të dëshirojë. Të gjithë ata i ftoj të vijnë, ne jemi, paravarësisht dallimeve tona fetare dhe kombëtare, jemi shoqëri multifetare e kombëtare, dhe si njerëz jemi shtet mikpritës. I ftoj të gjithë të kënaqen me bukuritë e vendit tim”, tha Mickoski në konferencën e përbashkët.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark