Në Kanada krijohen ‘mburoja njerëzore’ për t’i mbrojtur xhamitë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Kanada krijohen ‘mburoja njerëzore’ për t’i mbrojtur xhamitë

    Insajderi
    05 February 2017 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mijëra njerëz në mbarë Kanadanë janë mbledhur rreth xhamive për të krijuar “mburoja njerëzore” pas sulmit terrorist në xhaminë e Kvebekut.

    Një sulmues i armatosur pati hapur zjarr në xhaminë e Kvebekut të premten dhe la të vdekur gjashtë persona.

    “Asnjë kanadez nuk do të duhej të frikësohet që të shkojë në vendin e vet për t’u lutur”, ka deklaruar rabinin (hebre), Jael Splanski, njëri nga organizatorët e “rrethit të paqes” rreth xhamisë në Toronto.

    “Është skenë e tmerrshme. Paramendojeni njerëzit që vijnë që të luten në paqe, që të lutën për paqe dhe ata të jenë shënjestër. Vendet për lutje janë të shenjta dhe duhet të mbrohen”, thotë ai.

    Qindra njerëz në Toronto, nga të cilat shumica ishin pjesë e sinagogave lokale, kishave dhe tempujve, qëndruan krah për krah para gjashtë xhamive të premten gjatë lutjeve të myslimanëve.

    Organizime të ngjashme u mbajtën edhe në Otava dhe Edmonton, afër xhamive, shkruan lajmi.net.

    Gjashtë njerëz u vranë, kurse 19 të tjerë u plagosen në sulmin terrorist në xhaminë e Kvebekut. Kryeministrit kanadez, Justin Trudou e cilësoi sulmin si terrorist.

    xhami4

    xhami3

    xhami2

    xhami

    xhami1


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark